KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lekaj thotë se vaj halli për ne nëse kjo qeveri vazhdon kështu
Politikë

Lekaj thotë se vaj halli për ne nëse kjo qeveri vazhdon kështu

KosovaNewss
KosovaNewss 18:54 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur tejet i pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti në dy vjet mandat. Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë Kosova do të zbrazet tërësisht.

Lekaj nuk e kupton se si Qeveria po krenohet me statistika ekonomike, kur sipas tij, qytetarët janë në pikën më kritike të mundshëm pasi po largohen me të madhe nga Kosova.

“Nëse nuk ka investitor të jashtëm dhe të brendshëm, si mund të zhvillohet ekonomia? Si mund të krenohet kjo qeveri? Nëse i pyet qytetarët, ata janë në gjendjen më kritike të mundshme. E them bazuar në mërgimin e tyre. I ka humbur shpresa në këtë qeveri sepse kanë pasur shpresa të mëdha. E kanë lëshuar Kosovën, jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por profilet jetike për vendin, profesionistë të ndryshëm. 110 mijë qytetarë në dy vjet e kanë lëshuar vendin. Po flas me shifra zyrtare. Qeveria duhet të ulet dhe të shikojë ku ka gabuar dhe jo të merr vendime me kryeneçësi. Nëse vazhdon kështu, vaj halli për ne. Nuk kemi me pas me kë të debatojmë”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kjo qeveri në dy vjet mandat do të njihet për mospunë. Ai e quan dështim punën dyvjeçare të Qeverisë. Ka përmendur disa nga premtimet që ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, e për të cilat ka thënë se nuk janë realizuar. Ka theksuar edhe fushat në të cilat ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë, por është rënduar gjendja.

“Ne e kemi kërkuar debatin për punën dyvjeçare të Qeverisë në Kuvend. Është dashur që qytetarët të njoftohen, pasi nuk kemi pasur asnjë raport për punën dyvjeçare nga Qeveria në Kuvend. Në vend që Qeveria të dërgojë raportin te deputetët, nuk e ka bërë, dhe ne kemi thirr debatin. Në këto dy vjet, nuk i ka përmbushur as 25 për qind të premtimeve qeverisëses. Këta mund të thonë që kemi edhe dy vjet qeverisje, por nëse e shikojmë për këto dy vjet, do të mbahen mend për mospunë. Po flasim për fletushkën e programit qeverisës që i përngjante manifestës së një partie komuniste. Ata kanë premtuar ndërtimin e 100 çerdheve, dhe kanë ndërtuar vetëm një. Kanë premtuar investime kapitale, por i kanë mbledhur 700 milionë euro. Nuk i kanë investuar fare në investime kapitale. Nuk ka shpenzueshmëri. 18 deri 23 për qind është shpenzueshmëria e parasë në investime kapitale. Është dështim total. Nuk e di pse e ka bërë, ndoshta ka menduar se të gjitha projektet janë në vazhdimësi, iu ka penguar, dhe kanë dashur shumë kontrata të prolongojnë, të mos kryhen punët dhe të mblidhen paratë. Nëse kemi inflacion 20 për qind, nëse llogarisim devalvimin e parasë, 140 milionë euro ka zhvlerësim të parasë. Është dështim i Qeverisë. E përmenda arsimin, çfarë ka ndodhur me grevën. Kurti duhet të mendojë se ka gabuar. Kemi joqasje të drejtë me sindikatata, nuk ka dialog social – kemi ardhur të mosmarrëveshjet që e kanë dëmtuar rëndë procesin mësimor. Shëndetësia – lista esenciale nuk ka ndryshuar fare. Kemi një listë të varfër, qytetari nuk merr atë që kërkon sepse çdo pacient duhet të blejë terapinë vetë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka pasur kritika për deputetët e shumicës në Komisionin për Buxhet, ku bën pjesë edhe vetë ai, që po tentojnë ta kthejnë në pikën zero përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ka thënë se kjo po bëhet pasi “nuk ka ardhur në listë njeriu i përshtatshëm i tyre”, duke aluduar në pushtetin.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

KosovaNewss 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?