KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 🔴 Manipulimi me votat përmes asistencës dënohet me ligj – ja rregullat që vlejnë në balotazh
Siguri

🔴 Manipulimi me votat përmes asistencës dënohet me ligj – ja rregullat që vlejnë në balotazh

Alban Begolli
Alban Begolli 00:36 -09/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të balotazhit të së dielës, të dhënat nga udhëzuesi zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) sqarojnë qartë rregullat për votimin me asistencë, një procedurë që u mundëson qytetarëve me paaftësi fizike ose verbëri të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Sipas udhëzuesit, asistenca në votim lejohet vetëm për persona që, për arsye fizike, nuk mund të votojnë vetë, ndërsa çdo keqpërdorim i kësaj procedure përbën shkelje të ligjit dhe mund të ndëshkohet penalisht.

Si lejohet votimi me asistencë

Votuesi që ka nevojë për ndihmë zgjedh vetë personin që e asiston në kabinën e votimit.

- Reklamë -

Asistenti duhet të jetë votues në të njëjtën komunë ku zhvillohet votimi.

Një person mund të asistojë vetëm një (1) votues gjatë ditës së zgjedhjeve.

Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, vëzhguesit dhe pjesëtarët e Policisë nuk mund të jenë asistentë.

Emri, mbiemri dhe numri i identifikimit të personit që ofron asistencë regjistrohen në listën e votuesve nga Këshilli i Vendvotimit, për transparencë dhe për të parandaluar keqpërdorimet.

Analfabetizmi nuk është arsye për asistencë

Në dokumentet e KQZ-së theksohet se një votues analfabet, por fizikisht në gjendje të shënojë votën vetë, nuk ka të drejtë të kërkojë asistencë.

“Ky rregull është vendosur për të mbrojtur sekretin dhe lirinë e votës,” thuhet në udhëzues.

Keqpërdorimi dënohet

Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës parashohin se çdo tentativë për manipulim të votës apo ushtrim ndikimi ndaj votuesve, përmes procesit të asistencës apo mënyrave tjera, përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas Kodit Penal të Kosovës.

Këto dispozita janë vendosur për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor, si dhe për të siguruar që asistenca të përdoret vetëm nga ata që realisht kanë nevojë për të.

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Alban Begolli 09/11/2025 09/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?