Plagoset një person në Gjilan

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gadish të Gjilanit. Lidhur me rastin, Policia në Gjilan ka konfirmuar se është arrestuar një person. Po ashtu bëhet e ditur se është konfiskuar edhe arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në rast.