Një person ka humbur jetën në Gjakovë. Ai ishte dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima, i cili punonte në një kompani ndërtimore, ishte alivanosur pasi që kishte përfunduar punën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë