Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njoftoi se të hënën do të mbajë mot i vranët me intervale me diell.
Siç njoftoi IHK-ja temperaturat minimale në këtë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 7-11 gradë.
Sipas Institutit, të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 8-11 gradë.
Parashikimi është që të mërkurën të ketë mot kryesisht të vranët.
Këtë ditë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius.
Ndërsa të enjten, sipas IHK-së do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale këtë ditë do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius.
IHK-ja tutje njoftoi se moti të premten do të jetë afërsisht i ngjashëm me të enjtes.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë.
“Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit”, njoftoi tutje Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).