Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha se kompania e tij nuk do prodhojë vetura në Indi në qoftë se vendi nuk i lejon shitjet dhe servisimin e veturave elektrike.
Kur u pyet nga një përdorues i Twitter gjatë së premtes se a do të ndërtojë në të ardhmen ndonjë fabrikë për prodhimin e Tesla-s në Indi, Musk tha se kjo nuk do të mund të ndodhë nën ligjet aktuale të vendit.
“Tesla nuk do ndërtojë fabrika për prodhim të veturave në asnjë vend i cili nuk na lejon të shesim dhe servisojmë ato”, shkroi Musk në Twitter.Ekipi që u angazha Musk në Indi që nga viti i kaluar, u urdhërua që të fokusohen në tregjet më të mëdha të Lindjes së Mesme dhe rajonit të Paqësorit Aziatik.