Tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 14 për qind. Të njëjtat pritet të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.
Kështu bëhet e ditur nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), pas miratimit të të hyrave maksimale të lejuara të cilat arrijnë në vlerë prej 400 milionë euro.
Mbledhja e bordit po vazhdon akoma dhe pas të njëjtës, pritet që të mbahet një konferencë shtypi.
Bordi i ZRRE-së është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot. Pas përfundimit, është paralajmëruar një konferencë për shtyp.
Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, kurse shtrenjtimi i rrymës është kundërshtuar nga qytetarë dhe shoqëria civile.


