Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues

Një mësues është vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta. Sulmuesi është arrestuar. Ai kishte thirrur “Allahu Akbar” gjatë sulmit, ka thënë policia.