Ad image

Zvicra e nis mbarë Botërorin, mposht Kamerunin me asistimin e Xherdan Shaqirit

Kosova News
Kosova News 14:24 -24/11/2022

Zvicra e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror në Katar. Të enjten, helvetikët triumfuan 1:0 ndaj Kamerunit në ndeshjen hapëse të Grupit G.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me përfaqësuesen afrikane që ishte më e rrezikshme në daljet përpara.

Por momenti që vulosi fatin e ndeshjes erdhi me të nisur pjesa e dytë.

Breel Embolo (48’) realizoi gol pas një pasimi të Xherdan Shaqirit nga e djathta.

Embolo, që ka lindur në Kamerun, nuk e festoi golin.

Shaqiri luajti për 72 minuta, ndërsa kapiteni Granit Xhaka kompletoi ndeshjen. Mesfushori Ardon Jashari ishte në bankën rezervë.

Në ndeshjen e ardhshme, Zvicra përballet me Brazilin, ndërsa Kameruni me Serbinë.

Shpërndaje