Ad image

Ylli, kampion i këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll

Jeton Sopa
Jeton Sopa 14:26 -03/06/2022

Ka përfunduar finalja e katërt e playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll, ku tanimë kemi mësuar edhe kampionin e këtij edicioni.

Me fitoren e sotme, me shifrat 70-64, Ylli e ka mposhtur Trepçën duke e çuar epërsinë e fitoreve në 3:1, kështu edhe duke e mbyllur çështjen e kampionit të këtij sezoni.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 35:38 në të mirë të Yllit, kurse në pjesën e dytë, Trepça u rikthye në lojë duke mbajtur epërsinë në çerekun e dytë me rezultat 16:13.

Por, një paraqitje fantastike në çerekun e fundit, me një epërsi prej gjashtë pikëve, respektivisht, me rezultat 19:13, Ylli arrin ta mposht Trepçën në finalen e katërt të playoff-it me shifrat 70:64 dhe të shpallet kampion i edicionit 2021/22 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Më i miri i ndeshjes ishte Erjon Kastrati, me 21 pikë, pesë kërcime e një asistim, kurse më i dalluari te Trepça ishte Andrew Gordon, me 17 pikë, 12 kërcime e një asistim./Kosovanews/

Shpërndaje