Skuadra e Napolit ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme.
Ylli gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia, është rikthyer në stërvitje, pas gript që kishte ditëve të fundit.
21-vjeçari raportohet se kreu pothuajse të gjithë seancën në grup, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romas.
Kvaratskhelia humbi dy ndeshjet e fundit të Napolit, kundër Cremoneses dhe Salernitanas.
Gjeorgjiani kishte bërë dje pjesën e parë të stërvitjes në palestër me ekipin dhe më pas punën atletike individuale në fushë, ndërsa sot u bashkua me skuadrën në stërvitje dhe ddo të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.