Klubi i Futbollit Vushtrria gjatë të premtes ka paguar një shumë të madhe borxhi në Administratën Tatimore të Kosovës.
KF Vushtrria ka paguar rreth 40 mijë euro borxhe në ATK të cilat ishin akumuluar prej vitesh.
“Do të punojmë shumë që klubin ta qesim në rrugën e duhur ashtu siç e meriton ky klub, të jetë në binarët e saj të duhur” shkruan KF Vushtrria.