Këtë fundjavë, respektivisht më datat 11 dhe 12 Qershor, do të zhvillohet Kampionati i dytë i volejbollit në rërë për grupmoshën U20, në kategoritë e femrave dhe meshkujve, në “Holiday Resort”.
Siç raportohet, ka pasur një interesim të madh për pjesëmarrje të ekipeve, ku në konkurrencën e femrave do të garojnë plot 15 ekipe, ndërsa 13 sosh do të jenë në konkurrencën e meshkujve.
Ekipet duhet të jenë prezent për verifikim në ora 9:00, kurse me fillim nga ora 9:10 do të bëhet hedhja e shortit, teksa ndeshjet fillojnë nga ora 9:40, në të dy kategoritë./kp/