Ad image

Video – Momenti kur trajneri i Ukrainës kërkon vetëm rikthimin në atdhe

Alban Begolli
Alban Begolli 10:40 -08/06/2022

Në një konferencë për media para ndeshjes së sotme kundër Irlandës, trajneri i Ukrainës, Oleksandr Petrakov i është adresuar mediave, duke folur për gjendjen momentale në Ukrainë, e cila është duke e luftuar agresorin rus.

Petrakov ka thënë se dëshira e tij është që të rikthehet në Kiev, pasi që skuadra dhe stafi kanë qenë për më shumë se një muaj larg atdheut të tyre duke u përgatitur dhe duke luajtur në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror dhe në Ligën e Kombeve, përcjell KosovaNews.

“Pavarësisht se ku udhëtoj, mendoj se vendi më i mirë në botë është kryeqyteti ynë, Kievi. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas apo si do të shkojë situata, çfarë do të ndodhë në Premier Ligë, çfarë do të ndodhë në sezonin e ri”, tha Petrakov.

“Dëshira ime e vetme është që të shkoj në shtëpi dhe situata të normalizohet. Ky është shqetësimi im kryesor”, shtoi më tej trajneri i Ukrainës.

Linkun e Videos e gjeni më poshtë: https://www.skysports.com/watch/video/sports/football/12629843/ukraine-head-coach-i-just-want-to-go-home

Shpërndaje