Max Verstappen ka shënuar tjetër fitore në çmimin e madh të Azerbajxhanit.
Max Verstappen ka shënuar tjetër fitore për çmimin e madh të Azerbajxhanit
Ai e kaloi shokun e skuadrës së Red Bull Sergio Perez për epërsinë dhe fitoren e garës në të tretën e parë të garës dhe më pas pa që rivali për titull Charles Leclerc të tërhiqte makinën e tij për shkak të një problemi me motorin.
Verstappen hyri në garë vetëm nëntë pikë përpara Leclerc pasi mori kryesimin e pikëve dy gara më parë në Spanjë.
Perez ishte i dyti pas Verstappen të dielën pasi askush tjetër nuk ishte në gjendje t’i afrohej makinave të Red Bull në atë që u bë një garë shumë e drejtpërdrejtë pas daljes nga gara të Leclerc.