Ad image

Vedat Muriqi bëhet problem për drejtuesit e Lazios

Kosova News
Kosova News 18:00 -15/06/2022

Skuadra italiane Lazio po përpiqet të shesë disa nga lojtarët e saj me qëllim të mbledhjes së fondeve dhe në mesin e emra që duhet të shiten është edhe Vedat Muriqi, por që emri i tij është kthyer në një problem, pasi raportohet se Real Mallorca po kërkon një zbritje të çmimit për shërbimet e tij.

Drejtuesit e Lazios janë në një pozicion të ngjashëm me verën e kaluar, kur tregu i tyre i transferimeve u bllokua nga indeksi i likuiditetit.

Kjo do të thotë se ata nuk mund të blejnë më shumë lojtarë apo edhe të nënshkruajnë me lojtarë të lirë derisa të kenë shitur të tjerët për të balancuar financat.

Shpresohej që Muriqi të sillte 12 milionë euro pas përfundimit të një periudhe huazimi gjashtëmujore me një kosto prej 0.5 milionë euro.

Sidoqoftë, “La Gazzetta dello Sport” pretendon se ndërsa skuadra spanjolle dëshiron ta bëjë të përhershme lëvizjen e Muriqit, por jo me çmimin prej 12 milionë eurosh të rënë dakord më parë.

Reprezentuesi kosovar impresionoi në Mallorca, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime në 15 paraqitje në La Liga.

Lazio ka nevojë të madhe të shesë Muriqin, pasi ka paguar 20 milionë euro për ta nënshkruar me të nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020.

Qendërsulmuesi 28-vjeçar bëri 49 paraqitje me fanellën e Lazios, duke shënuar vetëm dy gola./kp/

Shpërndaje