Ad image

Vashat e Kosovës regjistrojnë fitoren e parë në FIBA Europe Cup 3×3

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:31 -04/06/2022

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka shënuar fitoren e parë sot në parakualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3.

Vashat “Dardane” e mposhtën me rezultat 12:9 Kombëtaren e Andorrës, ndërsa kjo ishte hera e dytë që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara, përcjell KosovaNews.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë, por Andorra arriti të rikthehet në lojë duke barazuar shifrat në 8:8, por që në momentet vendimtare, vashat “Dardane” siguruan fitore me rezultat 12:9.

Kosova e mbyll grupin me bilanc prej një fitoreje dhe një humbjeje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku edhe do të caktohet renditja finale e tabelës.

Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet dy dhe tre, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore, ndërsa kampioni kualifikohet në FIBA Europe Cup./KosovaNews/

Shpërndaje