Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, mendon se Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me transferimin tek ‘Djajtë e Kuq’, vlen më shumë së 100 milionë euro.
De Jong është objektiv i klubit nga ‘Old Traffordi’. Mesfushori holandez aktualisht është pjesë e Barcelonës, por sipas medieve të huaja, United synon ta blejë 27-vjeçarin gjatë kësaj verë.
“Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me transferimin tek Manchester United, vlen më shumë së 100 milionë euro”, ka thënë Van Gaal.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag është i etur për ta pasur holandezin në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, De Jong është duke u monitoruar edhe nga klubi i madh italian, Juventus.