Do të mjaftonte të rendisje numrin e trofeve të fituara me klubet, individualisht dhe me Argjentinën ose thjesht të shohësh magjinë në fushë për ta vendosur Lionel Messin ndër lojtarët më të fortë në histori.
Megjithatë, tabela e buletinit nuk pasqyron gjithmonë plotësisht vlerën reale të një lojtari. Ndërsa nënvizon madhështinë e ‘Pulce’, në fakt, Marco van Basten nuk e përfshin as në top 3-shen e tij të të gjitha kohërave.
Ish-sulmuesi holandez i Milanit, në një intervistë për France Football, ka sulmuar argjentinasin: “Pele, Maradona dhe Cruyff janë, për mua, tre lojtarët më të mëdhenj në histori. Kur isha fëmijë doja të isha si Cruyff. Ai ishte miku im. Më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm. Messi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në një ekip. Messi nuk është ai që e vendos veten përpara për të shkuar në luftë”, tha ai.
Van Basten përmend edhe një treshe tjetër: “Nuk harroj Cristiano Ronaldon, Platinin apo Zidanen”./rtk/