Ad image

UEFA shpall Benzeman si më të mirin e Ligës së Kampionëve

Bekim Morina
Bekim Morina 18:22 -31/05/2022

Pasi e publikoi formacionin më të mirë të edicionit 2021/22 të Ligës së Kampionëve, UEFA tani ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të këtij kompeticioni.

Pasi e publikoi formacionin më të mirë të edicionit 2021/22 të Ligës së Kampionëve, UEFA tani ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të këtij kompeticioni.

Me Real Madridin, që doli fitues i kësaj gare duke e mposhtur Liverpoolin në finale me rezultat 1-0, edhe lojtari më i mirë vjen po nga kjo skuadër.

Është francezi Karim Benzema ai që e ka fituar këtë çmim për shkak të formës së tij të lartë me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Nga po e njëjta skuadër është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i ri i Ligës së Kampionëve dhe ai është Vinicius Jr.

Shpërndaje