Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ajo në finale mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
E për këtë sukses atë e përgëzoi trajneri shqiptar i xhudos me famë botërore, Driton Kuka, duke thënë se “Kampionja Olimpike sot gjuajti në shenjē aty ku duhet”, transmeton KosovaNews.
Përmes një statusi në Facebook, Kuka ka deklaruar se “Në Kryeqytetin që se njeh Kosovën ende por respekt duhet për Kampionen tonë, shtetin e simbolet tona Shtetërore”.
Duke e cilësuar si “Briliante”, performancën e Krasniqit në kategorinë 52 kilogramëshe,, Kuka, ka deklaruar ka thënë se, “4 fitore dhe 1000 Pikë për Ranglistën Botërore!”
Ky është postimi i plotë i trajnerit Kuka: