Ad image

Trajneri i Dritës flet për shortin e Ligës së Konferencës

Kosova News
Kosova News 16:42 -14/06/2022

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës Drita do të takohet me Inter Turku, skuadër nga Finlanda.

Për këtë përballje kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadeër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksiimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi ynë, FC DRITA zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC INTER TURKU nga Finlanda./kp/

Shpërndaje