Ad image

Tjetër bllokadë nga Serbia për sportistët kosovarë

Bekim Morina
Bekim Morina 17:31 -31/05/2022

Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësohet nga dy skuadra në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20, që do të zhvillohet në Rumani.

Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësohet nga dy skuadra në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20, që do të zhvillohet në Rumani.

Dyshet, Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu nën udhëheqjen e trajneres, Vildane Jashari, dhe Erion Bajrami e Albi Macula nën udhëheqjen e trajnerit Faton Mustafa e përfaqësojnë Kosovën në këtë evropian, përcjell KosovaPress.

Të dy ekipet e nisën rrugëtimin për në Rumani mbrëmë, por që kontingjenti kosovar u detyrua të ndërronte rrugën e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin.

Ndërkaq, në mënyrë që të arrijnë destinacionin e tyre, “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në Rumani.

Shpërndaje