Ad image

Superndeshja ndërmjet Gjermanisë e Italisë, këto janë formacionet zyrtare

Kosova News
Kosova News 19:56 -14/06/2022

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Italisë do të takohen sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Borussia-Park”, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Gjermanët do të jenë në kërkim të fitores së parë të këtij edicioni në këtë garë, pas tre barazimeve radhazi.

Në anën tjetër, pas dështimit për kualifikim në Kupën e Botës, Italia do të synojë me çdo kusht fitoren sot dhe të vazhdojë të jetë liderë i Grupit 3.

Momentalisht, Grupin 3 të Ligës A e kryeson Italia me gjithsej pesë pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Gjermanisë, që zë vendin e tretë me vetëm tre pikë.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Raum, Rudiger, Sule, Klostermann; Kimmich, Gundogan; Sane, Muller, Hofmann; Werner

Italia (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Frattesi, Cristante, Barella; Politano, Raspadori, Gnonto

Shpërndaje