Sonte me fillim nga ora 20:45, Gjermania dhe Anglia do të synojnë që të regjistrojnë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku përballen kokë më kokë në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, transmeton KosovaNews.
Kombëtarja e Hansi Flick e nisi këtë sezon të Ligës së Kombeve me barazim 1:1 kundër Italisë, kurse “Tre Luanët” pësuan humbje befasuese, ku u mposhtën nga Hungaria me rezultat minimal 1:0.
Të dy kombëtaret gjenden në Ligën A të Grupit 3 së bashku me Hungarisë dhe Italinë.
Në gjashtë sfidat e fundit të zhvilluara, bilanc më të mirë të rezultateve ka Gjermania, ku ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, krahas katër fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje të Anglisë.
Ndërkaq, takimi i fundit mes Anglisë dhe Gjermanisë daton në muajin qershor të vitit 2021, ku asokohe anglezët shënuan fitore solide me rezultat 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kehrer, Sule, Rudiger, Raum; Gundogan, Kimmich; Gnabry, Muller, Musiala; Havertz
Anglia (3-4-3): Pickford; James, Stones, Maguire; Alexander-Arnold, Rice, Phillips, Saka; Sterling, Kane, Grealish./KosovaNews/