Ad image

Super derbi mes Italisë e Gjermanisë, ja formacionet e mundshme

Jeton Sopa
Jeton Sopa 12:29 -04/06/2022

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Gjermanisë, e njohur kjo ndryshe si “Derbi Evropian”.

Përballja e sotme që zhvillohet në stadiumin “Renato Dall’Ara” është e vlefshme për xhiron e parë të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPress.

Italia do të synojë me çdo kusht fitoren, në mënyrë që të këndellet nga humbja e fundit me rezultat 3:0 kundër Argjentinës në “Finalissima”.

Në anën tjetër, gjermanët do të kërkojnë fitoren dhe ta vazhdojnë formën prej nëntë ndeshjeve pa humbje, ku kanë arritur të regjistrojnë tetë fitore dhe një barazim në këtë bilanc.

Takimi i fundit mes Italisë e Gjermanisë daton në nëntor të vitit 2016, ku asokohe të dy kombëtaret barazuan me rezultat 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Biraghi; Barella, Tonali, Locatelli; Politano, Belotti, Raspadori

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kehrer, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Werner

Shpërndaje