Sonte vijojnë ndeshjet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, me 11 ndeshjet që janë në program. Edicioni ka filluar dje me ndeshjen Poloni-Uells të cilën e fitoi Polonia me rezultat 2-1. Ndeshja më interesante pritet të jetë ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë në kuadër ligës A.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të jetë mysafire e Qipros. Ekipi i Kosovës bënë pjesë në Grupin C, ndërsa në të janë edhe Greqia, Irlanda Veriore dhe Qipro.

Kombëtarja e Shqipërisë sipas kalendarit do të duhej të priste Rusinë mirëpo për shkak sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga UEFA, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet. Kombëtarja e Shqipërisë bënë pjesë në Grupin B, ndërsa me Islandën dhe Izraelin.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë:
Republika Çeke – Zvicër
Israel – Islandë
Serbi – Norvegji
Sloveni – Suedi
Bullgari – Maqedoni e Veriut
Gjeorgji – Gjibraltar
Irlandë Veriore – Greqi
Estoni – San Marino
Kompeticioni i quajtur Liga e Kombeve filloi për herë të parë në vitin 2018, dhe u kriju me qëllim zëvendësimin e ndeshjeve miqësore mes kombëtarëve.