Ad image

Shqipëria mposhtet nga Izraeli, mbetet e fundit në grup

Kosova News
Kosova News 23:00 -10/06/2022

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të regjistrojë fitore as në ndeshjen e dytë dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve.

Pas barazimit 1:1 me Islandën, të përzgjedhurit e Edoardo Rejas janë mposhtur nga Izraeli.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1:2, shkruan Gazeta Express.

“Kuqezinjtë” e mbyllen pjesën e parë me epërsi minimale, por që nuk arritën ta mbanin atë në pjesën e dytë.

Për Kombëtaren shqiptare shënoi Armando Broja nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë (45+2’).

Kurse, për izraelitët të dy golat e fitores u shënuan nga Manor Solomon. Ai shënoi në minutat 57 dhe 73.

Shqipëria renditet e treta ose e fundit në Grupin 2 të Ligës B me vetëm një pikë, teksa Izraeli është lider me katër pikë.

Pas dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Shqipërisë më 13 qershor do të zhvillojë miqësoren e Estoninë. 

Shpërndaje