Ad image

Sergio Busquets ndihet i tradhtuar nga Barcelona

Kosova News
Kosova News 16:47 -10/06/2022

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka folur për mediat duke shprehur zhgënjimin e madh ndaj sjelljes së klubit për uljen e pagave. Drejtuesit e klubit kanë vendosur një ulje të planifikuar të pagave të lojtarëve për të zgjidhur problemet ekonomike. Kjo gjë e ka mërzitur shumë mesfushorin spanjoll pasi lajmi është bërë i ditur në media para se t’u komunikohej lojtarëve. Në një deklaratë për “Ace”, Busquets shprehet se ndihet i tradhëtuar nga klubi pasi vendimi duhej të komunikohej direkt nga drejtuesit.

“Askush nuk na ka thënë asgjë dhe gjërat duhet të thuhen drejtpërdrejt. Unë jam gjithmonë i gatshëm ta ndihmoj klubin dhe jo vetëm financiarisht. Kështu ka qenë gjithmonë. Kam luajtur për këtë fanellë që kur kam qenë fëmijë dhe gjithmonë kam dhënë dhe do të jap më të mirën”- u shpreh kapiteni i Barcës.

Busquets, Alba dhe Pique janë 3 lojtarët veteranë me të prekur nga uljet e pagave ku do të fitojnë 50% më pak. Kapiteni ka edhe 1 vit kontratë por askush nuk ka folur me të për rinovimin.

Shpërndaje