Ad image

Sanches, goditja e parë e Milanit

Bekim Morina
Bekim Morina 13:52 -05/06/2022

Renato Sanches pritet të jetë transferimi i parë i Milanit në afatin kalimtar veror.

Mesfushri afrikan Franc Kessie është larguar si futbollist i lirë dhe Renato Sancehs është zëvendësuesi i tij.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me portugezin Renato Sanches dhe tashmë pritet të vijë vetëm zyrtarizimi.

Mesfushori i Lille ka pranuar të transferohet në Milano dhe shumë shpejtë pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.

Kohët e fundit ai ia ka komunikuar zgjedhjen e tij edhe klubit francez, i cili gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Milanin për këtë transferim.

Kështu, Milani do të derdhë në arkat e Lille rreth 20 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Ky pritet të jetë edhe përforcimi i parë i Milanit në këtë afatin kalimtar veror, ndërsa së bashku me të pritet të vijë edhe sulmuesi belg Divock Origi.

TAGGED: ,
Shpërndaje