Ad image

Salah do të hiqte dorë nga të gjitha çmimet për të ripërsëritur finalen kundër Realit

Kosova News
Kosova News 11:55 -03/06/2022

Lojtari i Liverpool-it, Mohamed Salah thotë se do të hiqte dorë nga të gjitha çmimet që fitoi në sezonin 2021-2022 për të ripërsëritur finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Skuadra e 29-vjeçarit u mund 1-0 nga klubi spanjoll të shtunën e kaluar.

Salah e mbylli sezonin me medaljet e fituesve të FA Cup dhe Carabao Cup dhe gjithashtu mblodhi disa çmime personale.

“Të jesh i njohur nga tifozët dhe gazetarët sportivë në të njëjtin sezon është diçka e veçantë që nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Salah në Twitter.

“Megjithatë do t’i jepja të gjitha ato çmime personale për një shans për të riluajtur atë finale, por futbolli nuk funksionon kështu.”

Salah tha gjithashtu në mediat sociale se një pjesë e tij “uron” që sezoni i ardhshëm “të nisë sërish nesër” pas humbjes së fundjavës së kaluar.

Liverpooli fitoi dy kupat, por përveç humbjes nga Reali doli i dyti pas Manchester City në Premier League.

“Nuk mund të shpreh me fjalë se sa shumë donim ta kthenim atë trofe në Liverpool, por në fund nuk ia dolëm”, shtoi Salah.

“Nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet tifozët për mbështetjen. Ka qenë një sezon shumë i gjatë, por një pjesë e imja uron që sezoni i radhës të fillojë sërish nesër”.

Ish-sulmuesi i Romës ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Reds, pavarësisht se marrëveshja e tij aktuale përfundon në qershor 2023, por tha në përgatitjen e lojës kundër Realit se ai do të “qëndronte me siguri sezonin e ardhshëm” në Anfield.

Salah e përfundoi sezonin 2021-22, si me 23 gola.

Sulmuesi egjiptian mori disa çmime personale, duke përfshirë futbollistin e vitit për meshkuj të FWA dhe golin e sezonit në Premier League.

Salah u votua gjithashtu Lojtari i Vitit nga Fansat e PFApër 2021-22. /21Media

Shpërndaje