“Tifozat Kuq e Zi’, i kanë reaguar Radio Televizionit Shqiptar (TVSH-së), për mos transmetimin drejtpërdrejtë të ndeshjes kombëtare që do të luhet sonte kundër Islandës, pas tre muaj pauze, transmeton KosovaNews.
“Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.
Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja. “
Sipas tyre, kjo qasje e TVSH-së është e gabueshme dhe nuk tolerohet.
Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria./KosovaNews/
Postimi i Plotë: