Ad image

Ronaldo befason të gjithë, thotë se do të ishte i lumtur të shohë Arsenalin të fitojë Ligën Premier

Kosova News
Kosova News 10:01 -18/11/2022

Cristiano Ronaldo ka thënë gjatë intervistës së tij me Piers Morgan se do të ishte i lumtur ta shihte Arsenalin të fitonte Ligën Premier këtë sezon.

Gjatë asaj që ishte një intervistë e bujshme, Ronaldo sulmoi Manchester Unitedin për trajtimin e tyre ndaj tij gjatë asaj që ai e përshkroi si periudhën më të vështirë të jetës së tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë sulmoi gjithashtu trajnerët Ralf Rangnick dhe Erik ten Hag dhe ish-bashkëlojtarët Gary Neville dhe Wayne Rooney.

Tifozi i Topçinjve, gazetari Morgan më pas e pyeti Ronaldon nëse do të dëshironte ta shihte skuadrën e Mikel Artetës të ngrinte trofeun e Ligës Premier dhe portugezi e pohoi.

“Shpresoj se po. Man Utd së pari, dhe nëse jo, Arsenali është një ekip që më pëlqen ta shoh të luajë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Më pëlqen ekipi. Më pëlqen trajneri. Mendoj se ata kanë një ekip të mirë. Dhe nëse Manchester United nuk e fiton Premier League, do të jem i lumtur nëse Arsenali do ta fitojë”, përfundoi ylli portugez. 

Shpërndaje