Ad image

Renato Sanchez do të luajë për Milanin

Bekim Morina
Bekim Morina 20:35 -13/06/2022

Renato Sanches është një nga emrat më të kërkuar në merkato nga klubet e Serisë A. Në gjurmët e tij, në fakt, janë vënë Milan-i dhe Juventus-i, të dyja në kërkim të një përforcimi në mesfushë. Kuqezinjtë do të duhet të zëvendësojnë Kessie, i cili do të transferohet te Barcelona me kosto zero në fund të sezonit, ndërsa bardhezinjtë duan të ndërtojnë një mesfushë cilësore si në kohërat e arta. Megjithatë, sfida mes dy gjigantëve të Italisë në merkato mund të ketë që tani një fitues.

Sipas calciomercato.it, Renato Sanches do vetëm Milan-in. Duket se mesfushori i Portugalisë e ka marrë vendimin dhe do të bashkohet me bashkëkombësin Leao në Milano. Për ta kthyer në realitet dëshirën e lojtarit, kuqezinjtë do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Lille dhe menaxherin e lojtarit. Asgjë nuk është e pamundur, por puna e Maldini-t si ndërmjetës po vazhdon dhe asgjë nuk është përcaktuar. Juventus po e vlerëson situatën dhe nuk përjashtohen ndërhyrje nga ana e bardhezinjve.

TAGGED: , ,
Shpërndaje