Skuadra e Galatasarayt vazhdon festën e titullit dhe kjo do të përcjellet edhe gjatë vikendit pas ndeshjes së fundit në Superligën e Turqisë ndaj Fenerbahces.
Sot në stërvitjen e fundit para ndeshjes morën pjesë edhe tifozët e ekipit turk, ku edhe festuan për pak çaste titullin kampion.
Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës së bashku me bashkëlojtarët e tij kënduan dhe kërcyen së bashku me tifozët.
Futbollisti “dardan” gjatë këtij sezoni në Superligë ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asiste.