Padyshim ndër sensacionet e sulmit këtë sezon në futbollin evropian është “bomberi” i Werder Bremen, Niclas Fullkrug, i cili deri më tani ka shkëqlyer teksa në 24 ndeshje ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 15 herë dhe ka asistuar 5 të tjerë.
Performancat e tij e kanë vënë “bomberin” 30-vjeçar në shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane, me Torinon që prej kohësh tashmë është në “ndjekje” të “gjurmëve” të tij.
Aktualisht klubi nga Bundesliga e vlerëson me 20 milionë euro kartonin e sulmuesit. Nërkaq, kujtojmë se në 84 ndeshjet e lujtuara përgjatë 4 sezoneve me ekipin e Werder Bremen, Fullkrug ka shënuar 44 gola