Ad image

Pagat e lojtarëve të Arsenalit: Xhaka ndër pesë më të paguarit

Kosova News
Kosova News 19:56 -25/01/2023

Arsenali ka angazhuar dy emra të rinj deri më tani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Leandro Trossard u transferua nga Brightoni për 27 milionë funte (30.6 milionë euro) dhe Jakub Kiwior u transferua nga Spezia për 21 milionë funte (24 milionë euro).

Edhe pse nuk mund t’i konkurrojnë futbollistët më të paguar në klub, dy lojtarët e rinj janë lart në listën e futbollistëve më të paguar.

Sulmuesi belg është futbollisti i nëntë më i paguar me 4.7 milionë funte (5.3 milionë euro) në sezon, derisa mbrojtësi polak do të përfitojë tre milionë funte (3.4 milionë euro në sezon) dhe renditet i 13-ti në listë.

Futbollisti më i paguar i Arsenalit është Gabriel Jesus me 13.8 milionë funte (15.7 milionë euro) në vit, gjegjësisht 265.000 funte (300.921 euro) në javë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është lojtari i pestë më i paguar i liderit të Ligës Premier me përfitime vjetore prej 6.2 milionë funte (shtatë milionë euro), gjegjësisht 120.000 funte (136.280 euro) në javë.

Në vijim janë pagat vjetore dhe javore të futbollistëve të Arsenalit (në funte).

Shpërndaje