Klubi i Llapit ka njoftuar sot se ka shkëputur rrugët me sulmuesin e krahut, Kastriot Selmani, pasi që të dy palët nuk e kanë arritur akordin për rinovim të kontratës.
Selmani ishte pjesë e klubit për tre vite, ku edhe kontribuoi në dy herë triumfin në Kupën e Kosovës, si dhe një herë në atë të Superkupës, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, sulmuesi 22 vjeçar ka zhvilluar 102 ndeshje në të gjitha garat duke arritur të realizoj 15 gola e 16 asistime mbi emrin e tij.
Ndërkaq, këtë gjë e ka shfrytëzuar më së miri skuadra gjilanase, Drita, e cila tani ka arritur marrëveshje tre vjeçare me Selmanin.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin e lojtarëve të Dritës sot, dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese në Evropë.