Ad image

Notat e lojtarëve: Greqi 2-0 Kosovë, Rrahmani veçohet te Dardanët

Alban Begolli
Alban Begolli 23:41 -12/06/2022

Kosova nuk ka arritur t’i mbajë gjallë shpresat për pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, pasi e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga Greqia.

Meqenëse vendasit e dominuan ndeshjen në Panthessaliko Stadium në Volos, ata kanë marrë notë mesatare më të lartë se mysafirët.

Nota më e lartë ka shkuar për golashënuesin Petros Mantalos, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Te Kosova ka spikatur kapiteni dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, i cili ka ndërprerë një sërë aksionesh të ekipit kundërshtar.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Greqia 2-0 Kosova.

Shpërndaje