Ad image

Nis edicioni i 22-të i Javës Olimpike, KOK zbulon të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen

Kosova News
Kosova News 16:57 -14/06/2022

Në Kosovë ka nisur edicioni i 22-të i Ditës dhe Javës Olimpike që zgjatë nga 13 deri më 17 qershor.

Organizimi i këtij manifestimi bëhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive në të gjitha komunat e Kosovës.

Presidenti i KOK -ut Ismet Krasniqi ka thënë se këto aktivitet kanë për qëllim kryesor masovizimin sa më të madh të sportit në vendin tonë dhe që përmes këtij organizimi do të synohet aktivizimi i rinisë në sport. Ai ka zbuluar agjendën e zgjeshur të aktiviteteve sportive që di të zhvillohen gjatë kësaj jave.

“Edhe këtë herë në kuadër të javës olimpike do të organizojmë aktivitete të shumta. Aktivitetet kanë nisur dje me vizitat në institucionet parashkollore të cilat janë njoftuar për vijat olimpike. Sot nga ora 11:00 e kemi aktivitetin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës të cilin në sheshin “Zahir Pajaziti” do ta organizojmë aktivitetin me sportin e ping-pongut dhe shahut. Të mërkurën është turneu i futbollit të madh që mbahet në stadiumin e Rilindjes në Tokbahçe të Prishtinës. Të enjten kolegji AAB me të cilin kemi bashkëpunim të mirë organizon hiking në Liqenin e Jazhincës ndërsa në mbrëmje, në të njëjtën ditë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit pranë Univerzitetit të Prishtinës inauguron fushat sportive me ç’rast do të aktivitete të ndryshme. Ngjarja kryesore e kësaj jave padyshim është e premtja ku do të shënohet edhe Dita Olimpike”, tha Krasniqi.

Kurse, Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, theksoi se përmes këtij organizimi, po synohet rritja e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore si dhe zhvillimi i karrierës së sportistëve të rinj.

“Është një aktivitet në të cilin do të organizohen shumë ngjarje sportive të cilat do t’i prezantojë presidenti Krasniqi dhe do të kemi zhvillime në 26 komuna , por sot përfaqësues i të gjithëve është Komuna e Prishtinës meqë e përfaqëson kryeqytetin dhe aktiviteti kryesor i javës olimpike, pra dita olimpike më datë 17 do të organizohet në stadiumin “Fadil Vokrri”…(06:35…)Jemi duke punuar për të fuqizuar kapacitete, burimet njerëzore dhe mendojmë që duke i fituar këto vlerat olimpike të vërteta, duke qenë pjesë e javës olimpike do të ndihmojë edhe në karrierën e tyre dhe në zhvillim tuje”, theksoi Aliti.

Këto aktivitete do të zhvillohen në 26 komuna ndërsa manifestimi qendror do të mbahet më 17 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./kp/

TAGGED: ,
Shpërndaje