Ad image

Në Prishtinë organizohet gara e basketbollit 3×3, premtohet spektakël

Kosova News
Kosova News 16:47 -14/06/2022

Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë, do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3×3 Prishtina. Në sportin e basketbollit.

Organizator i këtij evenimenti madhështor është klubi 3×3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Për dy ditë me radhë do të jetë një spektakël i madh i 3×3. Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova..

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në evenimentin më të madh që mbahet.

Para fillimit të ngjarjes, do të mbahet një konferencë për media ku do të flasin Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Shpërndaje