Ad image

Ndërron jetë boksieri që “grushtonte fantazmën”

Kosova News
Kosova News 16:09 -08/06/2022

Boksieri i Afrikës së Jugut, Simiso Buthelezi, ka vdekur në spital pasi pësoi një lëndim në tru gjatë humbjes së tij për titull në Durban të dielën.

Gara e peshave të lehta përfundoi në mënyrë shqetësuese, vetëm pak çaste pasi dukej e sigurt se Buthelezi do të fitonte meçin.

Buthelezi u ndalua nga gjyqtari pasi filloi të gjuaj me grushte në ajër, duke luftuar me një kundërshtar të padukshëm pasi kundërshtari i tij, Siphesihle Mntungwa, u rrëzua nga litarët në raundin e 10-të dhe të fundit.

Ndërsa Mntungwa u rikthye në këmbë në ring, iu bë e qartë se Buthelezi nuk ishte në kontroll të veprimeve të tij dhe për këtë arsye vendosi që mos ta grushtonte më atë.

Pasi gjyqtari e ndërpreu luftën, Buthelezi u dërgua në spital dhe fillimisht u fut në koma, por përmes një deklarate sot u konfirmua se boksieri i peshës së lehtë fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Me pikëllim të madh për Boxing African Jugor dhe familjen Buthelezi njoftojnë ndarjen nga jeta të z.Simiso Buthelezi i cili ndërroi jetë mbrëmë më 7 qershor 2022 në spitalin e Durbanit”, shkruante në një komunikatë për media./kp/

TAGGED: , ,
Shpërndaje