Ad image

Napoli interesohet për Armando Brojën

Kosova News
Kosova News 17:23 -15/06/2022

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në kampionatin italian Serie-A.

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në kampionatin italian

Për sulmuesin shqiptar interesim konkret ka shprehur skuadra italiane Napoli, e cila ka nisur planin për uljen e pagave për lojtarët si dhe ka për qëllim edhe uljen e moshës mesatare në klub.

Drejtuesit e Napolit tashmë, sipas “Il Mattino”, kanë bërë kontaktet e para me agjentët e lojtarit dhe ata janë informuar se Chelsea kërkon 30 milion euro për shërbimet e Brojës.

Sezonin e kaluar sulmuesi shqiptar e kaloi në huazim te Southamptoni ku pati një sezon pozitiv në aspektin personal, por ende nuk dihet nëse trajneri gjerman Thomas Tuchel do të vendos ta mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm apo do ta shesë atë./kp/

Shpërndaje