Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në “Fadil Vokrri” për t’u ballafaquar me Irlandën e Veriut me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e treta për “Dardanët” në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku në dy ndeshjet e para ka regjistruar një humbje (ndaj Greqisë 1:0) dhe një fitore ndaj Qipros (2:0).
Për sfidën e sotme, Kosova do të jetë me mungesa të mëdha, ku nuk do të paraqiten portieri Arijanet Muriç dhe mbrojtësi Fidan Aliti për shkak të kartonëve të kuq në ndeshjen me Greqinë, dhe ylli Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.
Po ashtu, ishte spekuluar edhe që sulmuesi Vedat Muriqi do të mungojë për shkak të lëndimit, por si duket sulmuesi kosovar e ka kaluar atë, pasi që sot e fillon ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionin zyrtar të Kosovës e gjeni më poshtë.
Kosova (4-3-3): Ujkani; L.Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani; V.Berisha, Dresevic, Muslija; Rashica, Muriqi, Bytyqi;