Ad image

Mourinho flet për fitoren ‘speciale’ të Ligës së Konferencës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:44 -01/06/2022

Jose Mourinho reflektoi mbi fitoren historike të Romës në Ligën e Konferencës së Evropës duke e cilësuar si diçka të veçantë.

Trajneri portugez mori drejtimin e Romës verën e kaluar dhe krijoi menjëherë atmosferë në kryeqytetin italian, duke emocionuar tifozët me pasionin dhe rezultatet e tij pozitive.

Fitimi i Ligës së Konferencës i garanton emrit të tij një vend në historinë e tyre dhe tani ata po përgatiten të ndërtojnë sukseset e këtij sezoni përpara sezonit të ardhshëm.

Duke folur për mediumin Record, Mourinho fillimisht diskutoi rëndësinë e fitores së Ligës së Konferencës.

“Fitorja e Romës në Ligën e Konferencës është në të njëjtin nivel me një fitore në garat tjera evropiane, sepse na dha emocione të forta, pavarësisht nga madhësia e garës”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ka klube për të cilët fitoret evropiane janë pasojë e natyrshme e investimeve dhe e pritjeve. Isha me fat që nga pesë fitore, katër ishin kundër gjasave”.

“Me Porton, për shembull, askush nuk priste fitore evropiane, ashtu si me Interin. Dhe aq më pak me Romën”.

“I kam jetuar me çmenduri dhe pasion, përkojnë me një nga shqetësimet e mia kryesore si trajner. T’u japësh gëzim të tjerëve është gjëja më e bukur në jetë. Me Romën? Një fitore shumë e veçantë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Shpërndaje