Ad image

Motorristët nga Suhareka triumfojnë në garen e motokrosit në Pejë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 19:12 -12/06/2022

Nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës sot u mbajt gara motocrosit në qytetin e Pejës.Klubi pejan ’’Motocross Team Peja’’ ishte nikoqir  i këtij evenimenti ku u mblodhën qinda adhurues të këtij sporti atraktiv.  Në një garë të ashpër pas 2  etapave me nga 20 minuta në kategorinë profesionale triumfoi motorristi nga klubi ’’Motocross Theranda’’  Arbenit Beqiraj duke lënë prapa mot6orristin nga klubi i Gjilanit  Blerim Aliu i njohur ndryshe si ’’Livoçi’’ i cili zuri vendin e dytë.   Motorristi i talentuar nga Suhareka Kastriot Muqa zuri vendin e tretë edhe pse i njejti gjatë shumicës së kohës ishte duke kryesuar këtë garë.

Ndërsa në kategorinë E2 deri në 250 cc triumfoi motorristi Italian Stefano Di Persiio i cili garon me klubin “Motocross Theranda”  menjëher pas tij në vendin e dytë doli Valon Zeqiraj mga po i njejti klub.

Kujtojmë se Arbenit Beqiraj u shpall  kampion i Kosovës në motokros për vitin 2021.

Gara e ardhshme pritet të mbahet në Suharekë me 26 qershor të këtij viti.

Shpërndaje