Ad image

Mediat në Itali: Pogba ka kryer testet mjekësore me Juventusin

Kosova News
Kosova News 21:34 -07/06/2022

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, i është nënshtruar fshehurazi testeve mjekësore përpara transferimit të lirë te Juventusi, thonë raportet në Itali.

Kontrata aktuale e francezit me skuadrën e Premier Ligës do të skadojë më 30 qershor dhe ai nuk do të vazhdojë me skuadrën angleze..

Në vend të kësaj, pavarësisht zërave që e lidhin atë me Real Madridin, Paris Saint-Germain, Chelsean dhe Manchester Cityn, Pogba po kthehet në Juventus, ku pati vitet më të mira të karrierës së tij, përcjellë KosovaPress.

Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, Pogba tashmë ka kryer testet mjekësore me mjekët e “Bianconerëve”, ose të paktën pjesën e parë të testeve.

Ai do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, me vlerë 8 milionë euro në sezon plus bonuse të lidhura me performancën.

Thuhet se Pogba tashmë është në procesin e transferimit të gjërave të tij në Torino, duke kontaktuar shumë nga miqtë me të cilët kaloi kohë gjatë periudhës së tij të parë në Juventus.

Shpërndaje