Ad image

Mediat italiane dhe franceze: Pogba ka nënshkruar kontratë me Juventusin

Kosova News
Kosova News 21:50 -14/06/2022

Paul Pogba tashmë e ka vendosur nënshkrimin në kontratën me Juventusin – bëjnë të ditur mediat në Itali dhe Francë, duke u kthyer si transfer i lirë nga Manchester Unitedi.

Mesfushori fillimisht i ishte bashkuar Zonjës së Vjetër në vitin 2012 si lojtar i lirë, ndërsa katër vite më vonë Djajtë e kuq e blenë për çmim rekord prej 105 milionë eurosh.

Për koincidencë, kampioni i botës po e bën edhe një herë të njëjtin rrugëtim duke u kthyer te Bianconerët sërish me parametrat zero.

Sipas Goal.com, Footmercato dhe mediave tjera, 29-vjeçari e ka nënshkruar dokumentacionin gjatë ditës së sotme (e martë).

Besohet së është fjala për një kontratë katërvjeçare, nga e cila Pogba do të përfitojë tetë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me performancën.

Më herët është raportuar se futbollisti e ka kryer pjesën më të madhe të ekzaminimeve mjekësore dhe është vetëm çështje ditësh kur do të zyrtarizohet nga Juventusi. /Telegrafi/

Shpërndaje