Ad image

Me këtë formacion pritet të luajë Kosova përballë Greqisë

Kosova News
Kosova News 16:45 -12/06/2022

Greqia është kundërshtari i radhës i Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve dhe pas fitores ndaj Irlandës së Veriut në Prishtinë, “Dardanët” kërkojnë një tjetër sukses edhe ndaj grekëve.

Trajneri Alain Giresse edhe më tutje nuk është i sigurt nëse Edon Zhegrova do të mund të luajë në këtë ndeshje dhe gjithçka pritet të vendoset pak para ndeshjes, raporton KosovaPress.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i ndeshjes, Kosova pritet që në fushë të zbres me skemën e më posthme:

Kosova:Muric, Rrudhani, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Berisha, Loshaj, Muslija, Bytyqi, Rashica, Muriqi

Shpërndaje