Ad image

Lewandowski: Nuk dua ta luaj më për Bayernin

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:11 -30/05/2022

Robert Lewandowski ka deklaruar se ai përfundimisht e ka mbyllur aventurën e tij me Bayernin.

Robert Lewandowski ka deklaruar se ai përfundimisht e ka mbyllur aventurën e tij me Bayernin.Sulmuesi polak pritet që të ndahet me gjigantin bavarez dhe në sezonin e ri do të paraqitet me fanellën e ndonjë klubi tjetër, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se tashmë nuk shëh asnjë mundësi që të vazhdojë me këtë klub dhe se tashmë nuk ka më as dëshirë për të luajtur aty.

“Aventura ime me Bayernin ka përfunduar. Nuk shoh ndonjë mundësi që të vazhdojë të luaj më shumë në këtë klub”, tha sulmuesi polak.

“Bayerni është klub serioz dhe nuk besoj që ata duan të më mbajnë mua. Largimi im është gjëja e duhur në këtë rast dhe shpresoj që ata të mos më pengojnë”, ka shtuar ai.

Për shërbimet e Lewandowskit besohet se ka interesim të fuqishëm nga Barcelona.

Shpërndaje